Top Channel/ Vaksinimi i detyrueshëm në Greqi, por mijëra vetë kundër, përleshen me policinë

Detyrimin jo vetëm të vaksinimit për punonjësit e disa sektoreve të ndryshëm por edhe paraqitjen në punë të certifikatës së tyre të vaksinimit ka përcaktuar qeveria greke me anë të një amendamenti.

Sipas ligjit të ri punonjësit në njësitë e kujdesit privat, publik dhe komunal për të moshuarit, tek njësitë për personat AMEA si dhe tek strukturat shëndetësore private, publike dhe komunale duhet t’i tregojnë organit kompetent administrativ ose punëdhënësit të tyre, certifikatën dixhitale të vaksinimit apo një certifikatë diagnostike që e kanë kaluar Covidin muajt e fundit.

Në rast të kundërt pezullohen përkohësisht nga puna, pa të drejtë shpërblimi. Nga ana e tij punëdhënësi apo organi administrativ në sektorin publik do të kontrollojë dokumentacionin e tyre në mënyrë elektronike përmes platformës speciale.

Në amendament parashikohen gjoba nga 10.000 deri në 200.000 euro për punëdhënësit në këto ndjesi që do gjenden me personel të pavaksinuar. Në Greqi ka disa ditë që hyrja në teatro, kinema, restorante e bare që janë të mbyllura bëhet vetëm me paraqitjen e certifikatës europiane dixhitale të vaksinimit.

‘Është e pakëndshme t’i thuash klientit tënd të mos ulet të hajë, por përderisa është bërë ligj hyrja vetëm për të vaksinuarit, duhet zbatuar’- thotë Apostolos Gerodimos.

Ministria e turizmit ka nxjerrë një qarkore edhe për turistët nga vendet e treta, duke përfshirë edhe Shqiperinë, të cilët edhe ata mjafton të paraqesin gjatë hyrjes në restorante apo bare certifikatën dixhitale të vaksinimit të vendit të tyre, apo një certifikatë që kanë kaluar Covidin, bashkë me kartën e identitetit.

Insistimi për vaksinimin e detyruar si e vetmja rrugë shpëtimi nga rritja e vazhdueshme e rasteve që vazhdojnë në kuotën e 3000 infektimeve ditore, ka nxjerrë përsëri në rrugët e shumë qyteteve greke, të ashtuquajturit kundershtarë të vaksinimit.

Madje në Athinë protesta e tyre që ka filluar paqësisht në sheshin para parlamentit, ka përfunduar me konfrontime me forcat policore që kanë përdorur makinën e ujit me presion dhe bombat me gaz lotsjellës.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on ITfun Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH

Commenti

  • Barjam Xhafa
    Barjam XhafaGiorno fa

    Bravo greket mos pranoni vaksina me detyrim ngrihuni popull se ju moren zvarr kriminelat esorros poshte servilat esorros edi dhe luli

  • ervis kullafi
    ervis kullafiGiorno fa

    Fjalët e Alfred cako ju legenat që e shahet hani tashi vaksinimi

  • Dhimitra Ano

    Dhimitra Ano

    Giorno fa

    Cako me se i sakt Vec po nuk e kane intuiten qe ta kiptojn se cfar do te thot Virolog kardiolog prestigjoz ngado flasin Ata i besoj Kushdo le te shkoj te bej 100 vaksina u prift e mbara😄😄😄😄

  • Vasia Sterjo
    Vasia SterjoGiorno fa

    Ky na doli më i zgjuar nga kryeministrat e tjerë

  • Dhimitra Ano

    Dhimitra Ano

    Giorno fa

    Po i zgjuar zagari se do te mbroj mizat qe ka mare hajduti Vrasje masive po ben por do ta marin ate cka meritojn Si ne gjith planetin ,pppijt ngrihen Zoti qoft me ne Hapur e them No VAKSIN

  • Namik Tabaku
    Namik TabakuGiorno fa

    E shketdhyen boten

  • Afrim Imeri
    Afrim Imeri2 giorni fa

    Bravo qytetarve kundra plehrave te bill gates

  • piro k
    piro k2 giorni fa

    Globalizmi eshte istalim I komunizmit.

  • dash veliu
    dash veliu2 giorni fa

    U shkerdhyn shtetet illumynati po i poshteron..anticristo ka ardhe

Il prossimo