Top News-Dhe mendonim se Covidi ishte keq...!200 persona në 27 vende, dyshime për “linë e majmunëve”

Zyrtarët po monitorojnë 200 persona, në 27 vende të botës, për ekspozim ndaj lisë së majmunëve pasi kishin hyrë në kontakt me një burrë në Dallas, që e kishte marrë sëmundjen gjatë një udhëtimi në Nigeri.
Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, po kthehej nga Lagosi dhe kishte ndaluar në Atlanta, të Xhorxhias, më 8 dhe 9 korrik, gjatë rrugës për në Teksas, thuajse një javë para se të diagnostikohej me sëmundjen e rrallë. Lia e majmunëve shkakton një acarim therës të lëkurës dhe simptoma ethesh të ngjashme me gripin. Ajo mund të transmetohet përmes stërkalave dhe lëngjeve trupore. Pasi u diagnostikua, burri u vendos në izolim në një spital ku autoritetet thanë se ai është në gjendje stabël.
Zyrtarët e CDC thanë se po punojnë me shtetin dhe me zyrtarët lokalë të shëndetësisë për të monitoruar ata që kanë hyrë në kontakt me pacientin dhe po i ndjekin ata në baza ditore deri në fund të muajit. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka patur raste të tjera të lisë së majmunëve. Personat nën monitorim janë ata që kanë qenë pranë pacientit ose që kanë përdorur të njëjtin tualet me të në avionin me të cilin kishte udhëtuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on ITfun Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH

Commenti

  • Dhimitra Ano
    Dhimitra AnoGiorno fa

    Heej medet ku esht ky zot qe nuk i shkrumbon

  • Ernest Etnik
    Ernest EtnikGiorno fa

    Kunderpergjigje e amerikaneve ndaj covidit kinez..ska me frike nga sulme terroriste jemi fut ne epoken e frikes se viruseve..perfundimisht njeriu eshte shpartalluar per 10 vjet bota do jete me 80% me pak banore sec ka sot..allahu na ruajte

  • Bekim Murati
    Bekim Murati2 giorni fa

    Po kta qe kan bo vaksinat ...kan imunitet ndaj kti varianti.te.ri ....🐒🐒🐒🐒🐒🐵🐵🐵🐵🐵🐵🐒🐒🐒🐒🐒🐒 rradhen e kan kto variante mbas.ktit 🦄🐂🐆🐺🐩🐕🐶🦊🐴🐃🐄

  • Santi Santino
    Santi Santino2 giorni fa

    Po poo..direkt pas vaksinave fillun pislluqet e verteta..Ja futèn mirè njerezimit ketè xhiro..

Il prossimo