Top Channel/ Greqia dënon retorikën turke në Qipro pas vizitës së Erdogan

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias dënonte sot komentet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës se tij në republikën turko-qipriote, si dhe vendimin e quajtur “ilegal” për hapjen turistike të qytetit bregdetar qipriot Varosha, i cili më parë ka qenë banuar nga greko-qipriotë.
Erdogan kishte përsëritur mes te tjerash se zgjidhja e vetme për çështjen qipriote është një ishull me dy shtete sovrane, të cilën komuniteti ndërkombëtar duhet ta pranojë, sipas Erdogan.
Por kryeministri grek Mitsotakis ka ftuar presidentin turk të heqë dorë nga kërcënimet dhe ministria greke e Jashtme ka dënuar njoftimin aktual, duke e quajtur shkelje të pastër të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB.
Josep Borrell Përfaqësuesi i Lartë i BE ka theksuar se qeveria turke është përgjegjëse për situatën në Varoshia dhe se BE do të monitorojë nga afër konsultimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Qipron dhe do të vendosë për hapat e ardhshme.
Pamjet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on ITfun Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH

Commenti

  • Kosova 💙✨
    Kosova 💙✨2 giorni fa

    Keshtu eshte njejt si te vij vuqiq ne Kosov si po ndihesh jo ne qipro por ne Athin shpresoj qe te vi dhe te valon flamuri Turk aty

Il prossimo